Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA 0-0 DRENICA

Kolaj shpëton Besën në fund

Pamje nga fillimi i ndeshjes se sotme/ Foto: KFDrenica/fb

Kolaj shpëton Besën në fund


4 November, 2020 @16:46

Skuadra e Besës nuk ka arritur të bëj më shumë sesa të sigurojë një pikë nga përballja me Drenicën.

Në duelin e zhvilluar sot, në Tahir Vokshi të Brestovikut, ku pejanët ishin vendas gola nuk kishte dhe skuadrat u ndanë 0-0 për të marrë nga një pikë secila.

Pas pjesës së parë të kaluar qetë dhe një lëndimi të Genc Hamitit të Drenicës, nuk kishte fortë çka të shtohet në 45 minutëshin e parë.

Përndryshe, në pjesë të dytë ekipet u ngjallën dhe të dyja patën raste jashtëzakonisht të mira për të shënuar.

Ka qenë së pari Argjent Mustafa që provoi për Drenicën (60). Pastaj provoi Ardi Tahiri për pejanët, por ai veçse ishte në pozitë jashtë loje (64).

TABELA AKTUALE

Tahiri tentoi më pas edhe njëherë, por mbrojtja largon rrezikun me kohë (73). Rasti më i mirë i Besës erdhi në minutën e 85 të ndeshjes, kur Krasniqi e Da Silva nuk arrijnë ta çojnë topin në rrjetë.

E krejt në fund, kur pritej që referi të fishkëllonte përfundimtaren, ka qenë portieri i pejanëve të drejtuar nga francezi Jerome Klein, Agron Kolaj, që ka shpëtuar ekipin. Portieri Kolaj ka bërë një pritje bravoroze për të siguruar portën dhe pikën për Besën pas goditjes së rrezikshme të Baton Zabërgjës.

Ky moment ishte edhe i fundit i ndeshjes, derisa Besa e parafundit në klasifikim mund ta sheh veten në fund të tabelës nëse Llapi do të arrijë të sigurojë së paku pikë në duelin e radhës.

Në anën tjetër, Drenica me komoditet pas dy fitoreve me trajnerin e ri Bledar Devolli, ka siguruar edhe një pikë të rëndëishme dhe pritet të mbyll xhiron në pozitën e katërt me 15 pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga