CAFFETEROS NË FINALE
Kolumbia në finale, uruguajsit në përleshje me tifozërinë
11 July, 2024 @11:02
Kolumbia është finalistja e dytë ë Copa America 2024, pasi që fituan gjysmëfinalen e nxehtë ndaj Uruguajit në mëngjesin e hershëm sot. Ekipi kolumbian i drjetuar nga argjentinasi Nestor Lorenzo fitoi ndeshjen me golin e shënuar nga Jefferson Lerma në minutën e 39-të të ndeshjes për përfundimtaren, Uruguaji - Kolumbia 0-1 [Lerma 39’].
Mirëpo, derbi jugamerikan nuk kishte se si të kalonte pa “temperatura të ngrohta” qoftë në fushë, qoftë jashtë saj. Kolumbia një pjesë e luajti pa një lojtar pasi që Daniel Munoz mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 45’+1. Të parën e kishte marë 14 minuta më herët.
Marcelo Bielsa, përzgjedhës i Uruguajit bëri dy tre ndërrime pa filluar pjesa e dytë, më vonë futi edhe veteranin Luis Suarez për të luajtur në 23 minutat e fundit, por Uruguaji s’arriti golin. Në fakt Suarez qëlloi shtyllën e kundërshtarit para fundit të ndeshjes, por assesi e shkruar për “albicelesten” të shënojë në gjysmëfinale.
Darwin Nunez humbi dy raste shumë të mira para se “caffeteros” të shënonin për avantazh. Lerma shënoi me kokë pas një korneri.
E krejt në fund, shpërthyen përleshjet mes lojtarëve të Uruguajit me tifozërinë kolumbiane, pasi që futbollistët ndien rrezikun nga tifozëria që rrinte afër familjarëve të tyre në tribuna. Ylli i Liverpooli Darwin Nunez është parë duke grushtuar tifozë dhe duke i ndjekur, ndërsa telashet morën fund pa ndonjë fatkeqësi të theksuar.
Kolumbia në anën tjetër, në finale do të takohet me Argjentinën, kampione aktuale e Amerikës dhe e Botës, që ditë më parë eliminoi Kanadanë në gjysmëfinale. Finalja luhet në mëngjesin e 15 korrikut, me fillim prej orës 02:00 me kohën tonë.
Kolumbianët përndryshe kanë arritur në finalen e parë të Copa Americës që prej vitit 2001, kur e patën organizuar dhe e patën fituar finalen ndaj Meksikës 1-0.