KUQEZINJTË
BOROZANI/D.S.
Kombëtarja përgatitet në Spanjë
19 August, 2014 @14:01
Gianni De Biasi ka vendosur. Shqipëria do ta kryejë fazën përgatitore për ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2016, në Spanjë.
La Coruna do të jetë vendi ku do të stacionohen kuqezinjtë, derisa prej aty me autbous do të udhëtohet për në Portugali, për shkak të afërsisë. Rruga me autobus nga vendi ku përgatitet kombëtarja deri në stadium ku do të zhvillohet ndeshja zgjat 3 orë.
Herën e fundit kur Shqipëria kishte udhëtuar në Portugali, me aeroplan nga Budapeshti për në Porto, e pastaj me autobus deri në Braga, kishin nxjerrë barazim historik 0-0.
Shqipëria ndeshet me Portugalinë më 7 shtator.