BARCELONA

Suarez debuton, talenti Al-Haddadi bën Show
18 August, 2014 @23:37
Uruguajani, Luis Suarez, ka debutuar sonte te Barcelona, në ndeshjen ku klubi katalonas mposhti ekipin meksikan Leon 6-0.
Mirëpo, përkundër ovacioneve kur hyri ai në fushë, 20 minuta pa përfunduar takimi, Shoëin e ndeshjes tashmë e kishte marrë i riu Munir Al-Haddadi, që kishte shënuar dy gola të bukur për katalonasit.
Edhe Neymar shënoi dy herë në miqësoren e Joan Gamperit sonte, derisa Sandro Ramirez dhe Lionel Messi shënuan nga një tjetër në fitoren e Blaugranave.
Luis Suarezit, pas ankesësës në Gjyqin Arbitrar Sportiv, nuk i është zbutur kohëzgjatja e dënimit, por lloji. Kështu, tash ai do të ketë të drejtë të stërvitet dhe të luaj vetëm në miqësore të Barcelonës, derisa dënimit do të duhet ta vuajë deri në mes të tetorit, para ndeshjes ndaj Real Madridit.