TOP SHËNUESI

Gashi, lider në Zvicër
18 August, 2014 @19:09
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi dhe ai i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë dyshja që po udhëheqin listën e golashënuesve të kampionatit elit zviceran të futbollit.
Gashi 26 vjeçar që këtë verë kaloi nga Grasshoppers në Basel, ka shënuar katër gola deri më tani në gjashtë xhirot e para, derisa Bunjaku 30 vjeç ka shënuar 3 herë në portat kundërshtare. Bunjaku ka ardhur në St Gallen, gjithashtu këtë verë nga Kaiserslauterni i Bundesligës 2.
Në këtë listë të shënuesve më të mirë të Zvicrës, bën pjesë edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Berat Sadik, që luan për përfaqësuesen finlandeze. Shkupjani Sadik ka shënuar tre gola për ekipin e tij Thun, ku erdhi dy stinorë më parë nga HJK Helsinki.