KOMISONI VENDOS
Komisioni vendos, Skënderbeut i hiqet titulli
23 June, 2017 @14:35
Komisioni i Etikës tashmë ka vendosur!
Skuadra e Skënderbeut është dënuar zyrtarisht për trukim të ndeshjeve. Skuadrës korçare i është hequr titulli i sezonit të kaluar, titull i cili tashmë i shkon Partizanit nënkampion, kurse sezonin e ri Skënderbeu do ta fillojë me -12 pikë.
Për më tepër, skuadra e Skënderbeut është dënuar edhe me gjobë prej 2 milionë lekëve.
Sipas ligjit, skuadra korçare ka një kohë të caktuar për ankesë, pas të cilës dënimi mund të zvogëlohet, gjithmonë nëse ankesa është e argumentuar me fakte.