TREPÇA '89
Barazim për Trepçën ‘89 në miqësoren e fundit
22 June, 2017 @21:06
Skuadra kampione e Kosovës, Trepça ‘89, sot ka zhvilluar ndeshjen e saj të fundit të fazës përgatitore që po kalon jashtë vendit.
Xehetarët kësaj radhe kanë barazuar me skuadrën sllovene, Olimpija, e cila është pjesë e kampionatit elit të Sllovenisë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa golin e vetëm për Trepçën ‘89 e shënoi qendërsulmuesi i pandalshëm, Oto John.
Trepça ‘89 pritet të rikthehet në Kosovë nesër rreth orës 13:30.