PORTIERI I TALENTUAR
Betim Halimi ka oferta, por pret Dritën
22 June, 2017 @17:39
Njëri ndër portierët më të dalluar në Kosovë, Betim Halimi, është në pritje të plotësimit të kushteve nga Drita, për të vazhduar kontratën me klubin.
Halimi i cili u rrit në klubin e Vllaznisë së Pozharanit, tash 21 vjeç, është edhe portier i reprezentacionit të Kosovës, ndërsa ka luajtur rol të rëndësishëm në sigurimin e mbijetesës për ekipin bardhekaltër nga Gjilani.
I kontaktuar nga Borozani.com, Halimi nuk ka dashur të flasë shumë, pasi që gjendet në pushim në Turqi, por ka thënë se nëse Drita nuk arrin t’i plotësojë kushtet e tij, atëherë ai do të shqyrtojë ofertat tjera nga Superliga e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Ndërkaq Drita, në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me disa lojtarë të saj, në mesin e të cilëve është edhe Halimi.