SADRIU DHE SHERIFI
Dy risi te Gjilani
22 June, 2017 @18:10
Skuadra e Gjilanit ka kryer sot punë tjera sa i përket afatit kalimtar veror në Superligë. Ekipi bardhekuq nga Gjilani, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë më futbollistin Edon Sadriu dhe Egin Sherifi.
Sadriu, vjen nga KF Ferizaji dhe është sulmues krahu, ndërsa është edhe pjesë e Kosovës U21. Ndërsa Sherifi vjen nga KF Goblen prej Kumanovës së Maqedonisë dhe është mesfushor defanziv.