ARRIHET MARRËVESHJA PËR SULMUESIN HOLANDEZ

Fotomont: BBCSport
Kompletohet gjithçka, Weghorst në teste mjekësore te United
12 January, 2023 @14:38
Përfundimisht Beşiktaş ka marrë përgjigjen e duhur, ndërsa ka ndërprerë marrëveshjen e huazimit me Burnleyt, pasi pranoi 3 milionë euro nga Manchester United dhe liroi lojtarin. Borozani.com
Sulmuesi 30-vjeçar nga Holanda tash merr fluturimin drejt Manchesterit për t’i kryer testet mjekësore në Old Trafford para se të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i ri i Manchester Unitedit, të cilin me ngulm e kërkoi menaxheri i ekipit Erik ten Hag.
Karriera e Weghorstit nisi në Emmen të Holandës, prej ku kaloi në Heracles e AZ Alkmaar. Në vitin 2018 u bë pjesë e Wolfsburgut. Ekipi gjerman e kishte blerë për 7 milionë euro, ndërsa pas 4 vitesh ia shiti Burnleyt për 20 milionë euro në vitin 2022.