Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRIHET UJDIA DISA-PALËSHE

Marrëveshje shumëpalëshe për ta bërë Weghorstin lojtar të Man Unitedit

Marrëveshje shumëpalëshe për ta bërë Weghorstin lojtar të Man Unitedit


11 January, 2023 @14:33

Marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i saj. Sulmuesi holandez i Burnleyt, që është pjesë e Besikasit si huazim, Wout Weghorst, është lojtar i ri i Manchester Unitedit.

Besiktas, që s’dëshironte ta lëshonte sulmuesin nga ekipi deri në fund të stinorit, ka pranuar ofertën prej 3 milionë eurove nga Unitedpër prishje të parakohshme të marrëveshjes së huazimit.

Wout Weghorst

Në anën tjetër, Besiktas është duke pritur konfirmimin nga Vincent Aboubakar, që të lirohet plotësisht nga Al-Nassr për ta liruar holandezin. Aboubakar pritet të ndahet me Al-Nassrin, pasi që këta të fundit morrën Cristiano Ronaldon dhe shtuan numrin e të huajve në ekip.

Besiktas mundohet të nënshkruajë së paku kontratë 2.5 vjeçare me kamerunasin, ndërsa holandezin që e kanë në dispozicion tashmë po e lirojnë, ku ky i fundit nga Burnley pritet të kalojë te Manchester United i Erik ten Hagut. Pra, përfundimisht Besiktas do të jep sinjalin e lirimit të holandezit, në momentin kur marrin nënshkrimin e Aboubakarit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League