Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

Konfirmon SC Gjilani, Theo Solomon në paraburgim

Theo Solomon, gjatë një ndeshjeje me fanellë të SC Gjilani/ Foto: SCGjilani/ fb

Konfirmon SC Gjilani, Theo Solomon në paraburgim


27 February, 2023 @15:34

Sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon, është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur klubi nga qyteti i Gjilanit, përmes një komunikate të lëshuar sot.

Sipas njoftimit, ai është shoqëruar në polici për shkak të një rasti që kishte në Shqipëri, derisa ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Ai po dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Komunikata e plotë, pa ndërhyrje, e SC Gjilani:

Sport Club Gjilani përmes kësaj komunikate dëshiron të njoftojë opinionin në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit tonë, Theophilus Solomon.
Futbollisti me origjinë nga Nigeria të premten është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka patur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë.
Ne si klub do të bashkëpunojmë maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimin e plotë të këtij rasti.
Sport Club Gjilani gjithmonë ka treguar kujdes gjatë angazhimit të lojtarëve të ri, kur paralel me cilësitë futbollistike vëmendje i kemi kushtuar edhe anës njerëzore. Njejtë edhe me futbollistin Theophilus Solomon, i cili ka treguar sjellje tejet korrekte dhe ka qenë shembull për të tjerët në shumë raste.
Ne si klub ofrojmë bashkëpunim sa i përket pjesës tonë të kompetencave edhe pse realisht nuk kemi asnjë lidhje me kohën dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Sport Club Gjilani nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në lidhje me futbollistin Theophilus Solomon, derisa autoritetet kompetente të dalin me një vendim përfundimtar.
-

Kujtojmë Solomon më parë ka luajtur edhe për Ballkanin në Superligë të Kosovës prej ku arriti te Gjilani. Përndryshe, nigeriani 27-vjeçar këtë stinor ai është golashënuesi më i mirë i ekipit gjilanas, me gjashtë gola të shënuara në Superligë. Solomon ka qenë pjesë e Partizanit prej 1 korrikut të vitit 2019 deri më 31 janar të vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga