SHQIP NË BOTË
Kontratë profesionale për vëllaun e Bersant Celinës
14 April, 2016 @11:03
Është vetëm 15 vjeç, mirëpo interesimi i skuadrave profesionale ka filluar qysh tash për të.
Është ky Loti Celina, vëllau i vogël i futbollistit të Manchester Cityt dhe reprezentuesit të përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinës.
Loti Celina ka nënshkruar kontratë deri më 2017 me skuadrën Stromsgodset, duke nënshkruar kështu kontratën e parë profesionale për të.
Pjesë e skuadrës Stromsgodset më parë ka qenë edhe vetë Bersant Celina, si dhe vëllau i tij i madh, Behajdini, i cili aktualisht luan për skuadrën Drammen.