EURO 2022
Kosova dorëzohet në 5 minutat e fundit
30 January, 2020 @16:13
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, është mposhtur nga Gjermania me rezultat 8-4 në kuadër të raundit të parë kualifikues për EURO 2022.
Djelmoshat e Ramadan Cimilit, e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke shënuar në sekondën e 27’ me Drilon Maxharrajn, derisa e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 2-1.
Në pjesën e dytë, Kosova kaloi në epërsi 4-3 me golat e Drilon Maxharrajt, Malush Qerimit dhe Melos Kelmendit, por në pesë minutat e fundit pësuan edhe 5 gola dhe e regjistuar humbjen e parë në ndeshjen e dytë.
Kosova ndeshjen e fundit të grupit do ta luajë kundër Gjeorgjisë, derisa i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në raundin e dytë kualifikues për EURO 2022.