Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

United & Bruno Fernandes, zyrtarizohet transferi

United & Bruno Fernandes, zyrtarizohet transferi


29 January, 2020 @17:33

Gjithçka zyrtare!

Manchester United përmes një postimi në webfaqen zyrtare ka treguar që marrëveshja për transferin e mesfushorit Bruno Fernandes nga Sportingu i Lisbonës është arritur zyrtarisht, ndërsa mbetet vetëm që lojtari t’i kryej testet mjekësore.

Transferi është kompletuar për 55 milionë euro (pa përfshirë bonuset që do të paguhen më vonë), ndërsa kontrata e nënshkruar me lojtarin do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Me Sportingun e Lisbonës, portugezi Fernandes ka zhvilluar gjithsej 137 paraqitje, gjatë të cilave ka realizuar plot 64 gola dhe ka dhuruar 46 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League