Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CARABAO CUP

Fitore e pavlefshme e United, City në finale

Foto: The Guardian

Fitore e pavlefshme e United, City në finale


29 January, 2020 @23:15

Edhe pse United fitoi sonte 0-1 në “Etihad Stadium”, humbja 1-3 në ndeshjen e parë në “Old Trafford” bën që finalist i Kupës së Ligës në Angli për herë të tretë me radhë të jetë Manchester City.

United sonte triumfoi me një gol të Matic, i cili më vonë u përjashtua nga loja, mirëpo përkundër tentimeve, United nuk arriti ta shënojë dot golin e dytë, për ta dërguar ndeshjen në penallti, dhe kështu u eliminua nga Kupa.

Sa për statistikë, Solskjaer u bë trajneri i parë që e mposhti Cityn e Guardiolës dy herë në “Etihad Stadium”, që të dyja këtë sezon.

Në finale City do të përballet me Aston Villën, që mbrëmë befasisht e eliminoi Leicesterin. Finalja mes skuadrave në fjalë luhet më 1 mars 2020.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League