Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Kosova-Shqipëria, më 13 nëntor?!

Përfaqësuesja e Kosovës/ BOROZANI/ Erdis Driza

Kosova-Shqipëria, më 13 nëntor?!


3 November, 2015 @19:03

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ndeshja Kosova - Shqipëria mund të luhet më 13 nëntor 2015, të premten.  

Shqipëria kishte kërkuar së pari që kjo ndeshje të zhvillohet më 17 nëntor, por pastaj ka ndërruar mendje duke e kërkuar datën 13 nëntor. 

“Megjithëse, ndeshja festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte paraparë të zhvillohet më 17 nëntor, për të cilën FFK-ja e kishte lajmëruar FIFA-n sipas rregullave, me kërkesën e FSHF-së, e cila dëshironte të gjejë edhe një kundërshtar për terminet e lira,  FFK-ja u pajtua që kjo ndeshje të zhvillohet më 13 nëntor 2015, me kusht që ky termin të jetë i pranueshëm nga ana e FIFA-s. Në të kundërtën ndeshja nuk do të zhvillohet në këtë termin dhe mbetet në vullnetin e FSHF-së nëse dëshiron që kjo ndeshje të zhvillohet më 17 nëntor,” ka shkruar njoftimi i FFK-së i botuar sot, pas mbledhjes së KE. 

Përndryshe, FSHF ende nuk ka bërë të ditur asgjë zyrtare lidhur me miqësoret e nëntorit, derisa pjesa më e madhe e përfaqësueseve të njohura dhe me emër kanë aranzhuar ato. 


 
Të gjitha lajmet nga