Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPRESAT

Kosova U21 - Gjilani, miqësore e qershorit

Kosova U21 - Gjilani, miqësore e qershorit


18 May, 2021 @18:31

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën e Gjilanit me datën 2 qershor.

Ndeshjen në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, megjithëse zyrtarizimi nga FFK ende nuk është bërë.

“Iniciativa ka qenë e klubit tonë por edhe përzgjedhësi Michael Nees dhe reprezentacioni janë angazhuar që të realizohet kjo ndeshje. Është mundësi e mirë për neve që të shohim disa lojtarë që kanë qenë të huazuar në ekipet tjera. Nuk e di nëse do të ketë lojtarë të Gjilanit të ftuar te Kosova U21, ende nuk e kam këtë informacion”, ka thënë Munishi.

Për shpresat dardane kjo do të jetë test i nevojshëm para ndeshjes së 8 qershorit përballë Andorrës, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja