KOSOVA - BURKINA FASO

Kosova vs. Burkina Faso, publikohet formacioni i Kosovës
27 March, 2018 @17:47
Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos, që fillon pas pak minutave.
Kosova luan me formacion 4-2-3-1, ndërsa përbërja është kjo: Ujkani; Paqarada, Aliti, Rrahmani, Kololli; Kryeziu, Shala; Zeneli, Taipi, Zhegrova; Nuhiu.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Taipit me Kosovën, derisa transmetim direkt NUK ka.