MEDIA
Foto: premierleague.com
Më shumë se dyfishi i rrogës
26 March, 2018 @23:13
Pas performancave të jashtëzakonshme të treguara këtë stinor, Mohamed Salah, si duket ka marrë ofertën për renovim kontrate te Liverpooli.
Së paku kështu kumton Bildi gjerman, që ka bërë të ditur se Liverpool rrogën javore prej 103 mijë euro të egjiptianit do ta shtojë mbi dyfish.
Ai pritet të marrë me kontratën e re 230 mijë euro në javë te Liverpool ka bërë të ditur gazeta pak më parë, ndërsa krejt kjo po bëhet që faraonin e Anfield Roadit të ardhur për 42 milionë euro nga Roma, mos ta prek gjiganti botëror, Real Madrid.
Nëse realizohet renovimi i kontratës, Salah do të futet në TOP 10-shen e më të paguarve të Premier Ligës angleze, duke u barazuar me rrogë me David de Gean, Eden Hazardin, edhepse do të mbetet larg më të paguarit në elitën angleze, Alexis Sanchez që merr 400 mijë euro në javë!