LIGA E PARË

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Prizreni përforcon pozitën e parë
26 March, 2018 @0:49
Në duelin e dy skuadrave me pikë të barabarta në krye të tabelës, skuadra e Prizrenit, arriti ta mposht Fida Comin me rezultat 5-3 në kuadër të Ligës së Parë në futsall.
Prizreni e mbylli pjesën e parë në disavantazh me 0-2, por në pjesën e dytë të ndeshjes lojtari Ylli Mazreku shënoi hattrick dhe ishte lojtari i ndeshjes për skuadrën prizrenase.
Palestra “Sezair Surroi” ishte me mbi 200 tifozë, derisa kjo ishte fitorja e nëntë e Prizrenit krahas 2 humbjeve që i kanë dhe tani janë të vetmuar në krye të tabelës.