SAMIR UJKANI

Fusha ishte shumë e vështirë
25 March, 2018 @21:23
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Samir Ujkani, në një deklaratë të tij pas ndeshjes që Kosova e fitoi ndaj Madagaskarit, ka bërë të ditur se fusha e lojës ka qenë shumë e vështirë.
Ai ka treguar se ekipi është munduar shumë, por në fund, rezultati i ka kënaqur.
“Ka qenë një javë e vështirë, me udhëtime dhe në fund na ka pritur një fushë e vështirë. Na gëzoi Edoni me gol, shpresoj të vazhdojmë me fitore,” ka thënë Ujkani.
Sa i përket taktikave të trajnerit të ri të përfaqësueses, Bernard Challandes, Ujkani ka bërë të ditur se futbollistët e Kosovës janë profesionist dhe i kryejnë detyrat.
“Shikoni, trajneri e jep taktikën e ne punojmë sipas kërkesave të tij. Kemi pasur fat në penallti, shyqyr nuk u fut topi në rrjetë [flet për penalltinë e Madagaskarit], më pas ne u kthyem në lojë dhe shënuam, por fusha ka qenë me të vërtetë shumë e vështirë për lojë,” ka cekur ai.
Kosova mposhti Madagaskarin në miqësoren e djeshme 1-0, ndërsa pasnesër pret Burkina Fason në të njejtin stadium, Jean Rolland, në Francoville të Parisit.