PORUGALIA-HOLANDA

Foto: uefanationsleague
Kampioni Evropian, pëson pas një viti
26 March, 2018 @22:40
Është dashur që të kalojë një vit kalendarik, që Portugalia të pësojë. Pas disfatës së pësuar në mars të vitit të kaluar në miqësore nga Suedia, 2-3, Portugalia është mposhtur bindshëm sonte nga Holanda, në miqësore, 0-3.
Memphis Depay, Ryan Babel dhe Virgil Van Dijk me golat e shënuar në pjesë të parë të ndeshjes i kanë dhënë goditje të rëndë Portugalisë, ashtu që këta të fundit mos të këndellen në pjesë të dytë të ndeshjes.
Gjashtë zëvendësimet në pjesë të dytë të Fernando Santosit nuk kanë bërë punë karshi Holandës së Ronald Koemanit sonte, derisa rezultati ngjalli tulipanët në kërkim të rikthimit në gara të mëdha europiane e botërore.
Qartësim:
Këtu nuk është llogaritur humbja pas penalltive nga Kili në Kupën e Konfederatave |