DITË E REPREZENTACIONEVE

Foto: FFK
Sot 3 ndeshje të Kosovës
27 March, 2018 @15:54
Festë futbollistike për adhuruesit e reprezentacionit të Kosovës sot, ndërsa përveç seniorëve që zhvillojnë miqësore me Burkina Fason në Francoville të Parisit, janë edhe dy duele tjera të Kosovës.
NDAJ KAMPIONËVE TË EUROPËS
Kosova U21 zhvillon duel me kampionin aktual të Evropës në këtë kategori, Gjermaninë U21. Pancerët kanë arritur dje në Kosovë dhe me deklaratat e dhëna para ndeshjes kanë bërë të ditur se janë të përgatitur për Kosovën dhe kanë marrë informata të nevojshme para ndeshjes.
“Përkundër se ne jemi favorit në letër, Kosova U21 është një përfaqësuese jo e lehtë për t’u mposhtur. Ne kemi shikuar dhe kemi analizuar lojën e tyre. Presim që ata të jenë agresiv. Në fund të fundit, askush nuk mund t’i merr 10 pikë në grup prej asgjëje,” ka thënë ndër të tjera Stefan Kuntz, reprezentues i dikurshëm gjerman, tash trajner i U21-shëve.
Dueli luhet në Adem Jashari të Mitrovicës, ndërsa nis në ora 18:45, derisa Gjermania U21 kishte fituar ndeshjen e parë të Grupit 5 ndaj Kosovës U21, 1-0 të zhvilluar në vitin e kaluar. Përndryshe, Gjermania U21 është lidere e Grupit 5 me 15 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Kosova U21 është e dyta me 10 pikë nga 7 ndeshje.
Rafet Prekazi, trajner i Kosovës U21 është deklaruar kështu para ndeshjes (video).
Por, përveç seniorëve, U21-shave sot luan edhe Kosova U19.
Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit, të eliminuar nga kualifikimi tutje për Kampionatin Evropian në Elite Round të UEFA-së, zhvillojnë përballjen e fundit të Grupit 5 në Felgueiras të Portugalisë, ndaj Sllovakisë. Kjo ndeshje nis në ora 18:00.
TRANSMETIMI:
18:00 | Kosova - Burkina Faso | nuk ka transmetim | |
18:00 | Kosova U19 - Sllovakia U19 | nuk ka transmetim | |
18:45 | Kosova U21 - Gjermania U21 | Supersport |