Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK - FSHF

Kosovarët vendorë në Shqipëri!

Kosovarët vendorë në Shqipëri!


17 January, 2013 @19:11

Nëse jo krijimi i një Lige të përbashkët kombëtare, atëherë së paku mund të ndodhë që futbollistët kosovarë që nga stinori i ardhshëm të luajnë në Shqipëri duke u konsideruar si lojtarë vendorë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili për të përditshmen sportive, Panorama Sport, ka thënë: “Po, lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do bisedojmë me homologët kosovarë për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik, lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj. Përderisa lojtarët shqiptarë nuk shihen si ekstrakomunitarë në një vend të Bashkimit Europian, si Greqia, tashmë që prej 2009-ës, mendoj se është momenti që edhe ne të rishikojmë qëndrimin tonë përkundrejt futbollistëve kosovarë që luajnë në kampionatin shqiptar”.

Duka po ashtu ka pranuar edhe mundësinë që në të ardhmen të krijohet liga e përbashkët kombëtare, duke thënë: “E kam thënë edhe më parë se ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për krijimin e Ligës dhe në këtë kontekst do punojmë me federatën e Kosovës për gjetjen e modaliteteve të nevojshme”.

Se sa do të realizohen premtimet e kryetarit të FSHF-së mbetet të shihet, duke pasur parasysh që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është e pranuar në FIFA dhe këta të fundit nuk lejojnë në asnjë mënyrë që federatat e pranuara në FIFA të kenë bashkëpunim me federatat e papranuara.


 
Të gjitha lajmet nga