NIANG

REUTERS/Alessandro Garofalo
S’kam frikë nga Barça
17 January, 2013 @15:38
Pas ditëve të vështira në grup, Milan arriti që të dalë në vendin e dytë për të kaluar fazën grupore dhe për t’u renditur te ekipet e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i ri i Milanit, M’Baye Niang, është shprehur optimist për duelin ndaj Barcelonës, që e përcaktoi shorti.
“Nuk frikësohem nga Barcelona. Messi është i jashtëzakonshëm, por aty ka edhe lojtarë që mund të mposhten. Shpresoj se do ta tregojmë fuqinë tonë kur të takohemi me ata,” ka thënë i riu Niang për La Gazzetta dello Sport sot.
Ndeshja e parë ndërmjet Milanit dhe Barcelonës luhet në San Siro me 13 shkurt.