COPPA ITALIA

REUTERS/Giampiero Sposito
Lufta shkatërruese, e Romës
16 January, 2013 @23:45
Roma ka arritur që të dalë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me golin e shënuar në vazhdime të sulmuesit Mattia Destro.
Ndeshja ka qenë tipike italiane me luftë të paparashikueshme ku gjyqtari ndau 4 kartona të verdhë për Fiorentinën dhe 8 për Romën, si dhe një të kuqe për ekipin vjollcë nga Firenca ndërsa 2 për romakët (njëra prej të cilave, pas dy të verdhave).
Ekipi i Vincenzo Montellas tregoi luftë të paparë ndaj atij të Zdenek Zemanit, por në fund romakët dolën më me fat - pasi që ishin të vetmit që shënuan në ndeshjen ku kishte gjithçka nga futbolli.
Roma tash do të ndeshet me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër luhet ndërmjet Lazios dhe Juventusit.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës italiane luhen në sistemin vajtje-ardhje.
REZULTATI:
Fiorentina - Roma 0-1 (Destro 97)