COUPE DE LIGUE

Ligue1.com
Rennes në finale
16 January, 2013 @23:21
Rennes ka arritur që të mposht kampionin aktual, Montpellier, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës françeze për të kaluar për herë të parë në histori të saj në finale të kësaj gare.
Ndeshja ishte përplotë me luftë që në fillim të saj derisa Julien Feret shënoi për 1-0 në të mirë të vendasve.
Në pjesën e dytë turku Mevlut Erdinç shënoi edhe njëherë për t’i dhënë goditjen e fundit kampionit dhe për të kaluar për herë të parë në histori të klubit në finalen e Kupës së Ligës françeze.
Rennes do të ndeshet me St Ettiene-in në finale të Kupës së Ligës që do të luhet me 20 prill në Stade de France të Parisit.
REZULTATI:
Rennes - Montpellier 2-0 (Feret 7, Erdinç 51)