UEFA

Uefa Official Site
Ekipi i vitit nga UEFA
16 January, 2013 @19:36
Mbi 5 milionë e 300 mijë vizitorë kanë votuar në faqen zyrtare të UEFA-së për ta përcaktuar ekipin më të mirë për vitin 2012.
Ndryshe nga ekipi i vitit të FIFA-së, ku e tërë ekipi ishte i përbërë nga lojtarët e La Ligas, në ekipin e UEFA-së kanë zënë vend edhe tre futbollistë jashtë ligës spanjolle.
Real Madridi dhe Barcelona përsëri dominuan duke përfshirë nga katër lojtarë në përbërjen më të mirë të vitit, derisa Thiago Silva i Paris SG, Philipp Lahm i Bayern Munchenit dhe Andrea Pirlo i Juventusit e kanë kompletuar 11-shen.
Njëra prej ligave më të forta në botë, Premier League, edhe një herë mbeti duarthatë duke mos e përfishirë asnjë lojtarë, sikurse që ndodhi edhe në përzgjedhjen e FIFA-së, derisa Andes Iniesta ishte i votuari më i shpeshtë duke u përfshirë në 73% të ekipeve të zgjedhura.
Ekipi i vitit të zgjedhur nga votat e vizitorëve në uefa.com:
Portierë: Iker Casillas (Real Madrid)
Mbrojtës: Thiago Silva (Paris SG), Gerard Pique (Barcelona), Philipp Lahm (Bayern Munchen), Sergio Ramos (Real Madrid)
Mesfushorë: Andres Iniesta (Barcelona), Xavi Hernandez (Barcelona), Andrea Pirlo (Juventus), Mesut Ozil (Real Madrid)
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona)