PEP GUARDIOLA
REUTERS
Vitin tjetër bavarez
16 January, 2013 @17:42
Gjiganti bavarez, Bayern Munchen, ka konfirmuar se Pep Guardiola do të jetë pasardhësi i trajnerit Jupp Heynckes.
Heynckes do të jetë në krye të Bayernit deri në fund të stinorit, pasi që kontrata e tij skadon me 30 qershor, ndërsa nga 1 korriku në krye të Bayernit do të jetë Guardiola.
Me Guardiolan Bayerni ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Spanjolli 41 vjeçar gjatë karrierës së tij si trajner profesional e ka udhëhequr vetëm skuadrën e Barcelonës, duke e drejtuar ekipin katalonas në 247 ndeshje.