PREMIER LEAGUE

REUTERS/Dylan Martinez
Southampton befason
16 January, 2013 @22:43
Rafa Benitez edhe njëherë ka dështuar. Përkundër se në pjesën e parë djelmoshat e tij arritën epërsinë dygolëshe ndaj Southamptonit me golat e Demba Basë dhe Eden Hazardit, në fund të ndeshjes ata u pajtuan me barazim, në ndeshjen e mbetur të kampionatit.
Në pjesën e dytë ishte një Southampton krejt tjetër që me golat e Rickie Lambert dhe Jason Puncheon arriti barazimin.
E Benitez edhe pse në fund futi edhe Fernando Torresin në sulm bashkë me Demba Banë, nuk arriti që të ndërrojë diçka.
Me këtë barazim Chelsea mbetet i treti në tabelë me 41 pikë, një më shumë se Tottenhami në pozitën e katërt, derisa Southampton ka marrë një pikë tepër të rëndësishme duke dalë në vendin e 15-të me 21 pikë, sa ka edhe Newcastle në të 16-tin.
REZULTATI:
Chelsea - Southampton 2-2