COPA DEL REY

REUTERS/Gustau Nacarino
Malaga ndal Barçën
16 January, 2013 @23:32
Barcelona është ndalur. Së paku në 90 minutëshin e parë të duelit me Malagan. Në fakt mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Manuel Iturras por Lionel Messi dhe Carles Puyol kanë përmbysur epërsinë e mysafirëve pas vetëm 3-4 minutash, respektivisht.
E kur të gjithë prisnin që katalonasit të thellojnë epërsinë pasi që në fund Tito Vilanova futi në lojë Cesc Fabregasin, Xavi Hernandezin dhe Pedron - Malaga shënoi!
Ishte Ignacio Camacho që ia solli barazimin Malagës së udhëhequr nga ujku Manuel Pellegrini në minutën e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Malaga me 23 janar.
REZULTATET:
Barcelona - Malaga 2-2 (Messi 29, Puyol 30 - Iturre 26, Camacho 90)
Real Zaragoza - Sevilla 0-0
Dje:
Real Madrid - Valenica 2-0
Nesër:
Atletico Madrid - Real Betis