Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLEADË ME "SHIJE" KOSOVE

Krasniqi dhe Rrahmani shënojnë, Hasani asiston në fitoren e Rapidit

Foto: Rapid1923/ fb

Krasniqi dhe Rrahmani shënojnë, Hasani asiston në fitoren e Rapidit


19 January, 2024 @21:36

Të gjithë futbollistët e Kosovës që janë pjesë e Rapidit të Bukureshtit kanë qenë protagonist sonte në ndeshjen “e çmendur” të elitës së futbollit rumun, ku Rapidi priti Universitatea Craiovën.

Për më tepër, Rapidi ka qenë dy herë në disavantazh gjatë ndeshjes, 0-1 dhe 1-3, por Rapidi ka arritur të përmbys gjithçka për të fituar duelin në minutat shtesë të ndeshjes, 4-3.

Ermal Krasniqi shënoi golin e barazimit 1-1, pasi që u asistua nga Florent Hasani, ndërsa Albion Rrahmani nisi rikthimin e ekipit kur shënoi për 2-3 nga penalltia. Më pas Onea dhe Burmaz vazhduan me gola për të fituar Rapidi ndeshjen, 4-3.

Të tre futbollistët e Kosovës ishin startues, ndërsa secili prej tyre u zëvendësua më vonë në ndeshje, ku Hasani luajti 60 minuta, Krasniqi 46, ndërsa Rrahmani 90+8 minuta.

Fitorja, bën që Rapidi për momentin të kalojë në pozitë të tretë të Liga I rumune me 36 pikë, sa ka edhe Cluji në vend të dytë, por me një ndeshje më pak.

Kujtojmë, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani debutuan te Rapidi në ndeshje zyrtare sonte, pasi që kaluan aty në afatin kalimtar të janarit, i pari nga Cluj ndërsa i dyti nga Tirana. Ndërkaq, Rrahmani përjetoi ndeshjen e parë pas rikthimit nga operimi që e kishte.


 
Të gjitha lajmet nga International