Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEOTRIM KRASNIQI

Krasniqi i kënaqur me lojën e Besës

Krasniqi i kënaqur me lojën e Besës


24 April, 2021 @17:51

Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme përballë Arbërisë.

“Mendoj që kishim lojë të baraspeshuar në të dy pjesët. Ishte një ndeshje luftarake nga të dyja taboret. Unë jam i kënaqur me lojën e lojtarëve dhe po besoj se nga loja në lojë po arrijmë në një nivel pak më të mirë të lojës. Po kemi më shumë topin dhe po dijmë se çka po duam. Neve na mbetet të ngritemi si ekip në këto ndeshje të mbetura dhe të tregohemi më të fortë,” tha Krasniqi për Art Sport.

RAPORTI I NDESHJES

Besa u mposht me rezultat 2-1 ndaj Arbërisë, megjithëse në fillim pejanët kishin epërsinë fillestare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga