LEOTRIM KRASNIQI

Krasniqi: Ishim përgatitur për ta ndalur Ballkanin
13 February, 2021 @18:45
Skuadra e fundit në radhitjen tabelare në Superligë, Besa, ka pësuar humbjen e 15-të sot duke u mposhtur nga favoriti, Ballkani, me rezultat 3-0.
Lidhur me këtë humbje trajneri i Besës, i riu Leotrim Krasniqi, tha se skuadra e tij ishte e përgatitur për rezultat më pozitiv, por që kushtet në lojë dhe cilësia e kundërshtarit e bënë të veten.
“Ne ishim bërë gati për ta ndalur Ballkanin, pasi që besuam këtë gjë. Mirëpo kushtet e vështira e bënë të vetën dhe cilësia më e madhe në radhët e kundërshtarit. Objektivi ynë është nga ndeshja në ndeshje. Ne do të luajmë për t’u përmirësuar dhe për të realizuar sa më shumë suksese,” deklaroi Krasniqi për Art Sport.