BESA - BALLKANI

Ballkani bindshëm ndaj Besës, 3 pikëshi i parë me Shkëmbin
13 February, 2021 @15:16
Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Ballkani ka reaguar pozitivisht në ndeshjen e luajtur ndaj Besës në Brestovik të Pejës.
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Bledi Shkëmbit në ligë, pa shumë probleme, suharekasit fituan me rezultat 0-3 (Edvin Kuç 21’, Blend Baftiu 43’ 44’).
Golin e parë për Ballkanin nën drejtimin e Bledi Shkëmbit në Superligë e shënoi Edvin Kuç në minutën e 21’ e më pas në fund të pjesës së parë Blend Baftiu shënoi dy herë në minutat 43’ e 44’, për ta dërguar Ballkanin me epërsi të thellë në pushim.
Më pas, pjesa e dytë kaloi e qetë dhe pa ndonjë gol të shënuar, ndërsa për t’u përmendur nga kjo pjesës është kartoni i kuq i Gentrit Saliut të Besës në sekondat e fundit të ndeshjes, mirëpo kjo nuk luajti rol në epilogun final të ndeshjes.
Kjo fitore bën që Ballkani ta mbajë hapin me Dritën e Prishtinën, që gjithashtu fituan sot, kurse Besa tashmë duket se ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.