BARCELONA 5-1 ALAVES

Messi e Trincao nga dy herë për fitoren e 7 radhazi
13 February, 2021 @23:34
Lionel Messi dhe Francisco Trincao kanë shënuar nga dy gola secili, derisa Barcelona ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në LaLiga.
Messi në këtë ndeshje shënoi paraqitjen e 505-të në LaLiga me Barcelonën, duke e barazuar rekordin e legjendës së klubit Xavi Hernandez, derisa Trincaoja bënte startin e parë në karriereë të tij në LaLiga.
Barcelona mposhti thellë Alavesin 5-1 [Trincão29’, 74’, Messi 45’+1, 75’, Firpo 80’ - Rioja 57’]
Me fitore, Barcelona kalon në vend të dytë të renditjes tabelare, me pikë të barabarta me Real Madridin që është i treti, derisa ka 8 pikë më pak se lideri Atletico Madrid.