ARDIAN NUHIU

Nuhiu: Treguam që kemi cilësi
13 February, 2021 @19:03
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u shpreh i lumtur për fitoren e sotme të skuadrës së tij përballë Llapit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Nuhiu në fitoren e sotme tha se rol të rëndësishëm kishte cilësia e ekipit, e cila u tregua në kushte të jashtëzakonshme për lojë.
“Kushtet ishin të jashtëzakonshme dhe në një situatë të tillë duhet të kesh edhe cilësi. Ne treguam se kemi cilësi. Por, sot ishte e rëndësishme ta fitonim ndeshjen. Futbollistët treguan karakter dhe unë jam i kënaqur për ta. Ekzistoi dëshira për ta fituar ndeshjen dhe e arritëm”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.