Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES: DRENICA - BESA

Krasniqi: Qëllimin e kishim për të fituar

Krasniqi: Qëllimin e kishim për të fituar


20 February, 2021 @18:45

Kryetrajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, në prononcimin e tij pas ndeshjes së sotme përballë Drenicës, tha se ekipi i tij në këtë përballje ka dalur për të fituar.

“Qëllimin nuk e kishim për një pikë. Kemi ardhur për fitore, por e kemi ditur që e kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, i cili luan futboll shumë agresiv dhe vertikal - direkt. Jemi munduar t’i fitojmë duelet. Ia kemi dalur që me një disiplinë taktike të marrim një pikë e cila po besoj do ta ngrit moralin e ekipit, tha Krasniqi për televizionin transmetues të ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Ndeshja mes Drenicës dhe Besës përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, 0-0.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga