BOJAN KRKIC PEREZ
Krkic kërkon të luaj për Serbinë, pret lejen e FIFA-së
20 September, 2016 @12:28
Sulmuesi i Stoke Cityt, Bojan Krkic Perez, ka kërkuar leje nga FIFA që tash e tutje të prezentojë Serbinë.
Ish futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe Romës, që tash luan në Premier Ligë në një ekip me Xherdan Shaqirin, ka luajtur për Spanjën në vitin 2008, por konkurrenca e madhe e la atë pa ndeshje me këtë përfaqësuese.
Krkic ka luajtur vetëm një ndeshje për Spanjën, në kualifikime për Kampionatin Botëror të vitit 2010, më 10 shtator 2008.
Krkic 26 vjeç, ka babain serb dhe nënën katalunase, ndërsa është rritur në La Masia të Barcelonës.