SUPERLIGA TURKE - JAVA E KATËRT
Përmbledhja javore dhe shqiptarët në Turqi
19 September, 2016 @20:58
Me takimin mes Kasimpasas dhe Fenerbahces është mbyllur java e katërt e Superligës në Turqi. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1-5 dhe njëkohësisht ishte fitorja e parë e Fenerbahces në këtë sezon. Për Kasimpasan, në këtë takim për 5 minuta luajti Herolind Shala, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa në 18she nuk ishte i ftuar mbrojtësi Loret Sadiku.
Ndërkohë, kampioni në fuqi, Besiktasi, ka fituar këtë xhiro me rezultat 0-2 ndaj skuadrës së Akhisar Genclik Spor dhe pas 4 xhirove mbetet i pamposhtur me 10 pikë të tubuara. 10 pikë ka edhe Galatasaray, i cili këtë xhiro mposhti me rezultat të njëjtë 2-0 skuadrën e Rizesporit.
Sa i përket shqipeve tjera në Turqi, skuadra e Sokol Cikalleshit, Istanbul Basaksehiri, prin në tabelën e klasifikimit në Turqi me 4 fitore në po aq ndeshje, ndërsa në fitoren e kësaj jave ndaj Gaziantepsporit, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte një rezervë e papërdorur nga trajneri Avci.
Po ashtu, Konyaspori i Alban Mehës barazoi 1-1 ndaj Genclerbirligi të Vedat Muriqit. Meha luajti për 62 minuta në këtë takim, kurse Muriqi për 79.
Pas 4 xhirove, kjo është tabela aktuale në Superligën Turke: