NË GJAKOVË
Vëllaznimi vazhdon pa humbje, 1 pikë larg kreut
19 September, 2016 @12:34
Skuadra e Vëllaznimit ka shënuar dje fitoren e dytë të stinorit në Ligë të Parë dhe kështu me 8 pikë pas 4 xhirove i është afruar kreut të tabelës në vetëm një pikë.
Ekipi gjakovar mposhti Ulpianën 2-1 me anë të golave të shënuara nga Kushtrim Gashi e Egzon Gashi.
Ulpiana ka arritur vetëm të shënojë golin e nderit, kah fundi i ndeshjes për rezultatin përfundimtar 2-1, me autor Endrit Ademin.
Kështu, Vëllaznimi me 2 fitore e 2 barazime vazhdon pa humbje stinorin 2016/17, e në javën që vjen udhëton drejt Prishtinës për t’u përballë me Flamurtarin.