LA GAZZETTA
Interi i çmendur
19 September, 2016 @9:24
E përditshmja më prestigjioze sportive në Itali, La Gazzeta Dello Sport, ka vendosur titullin e ballinës së sotme të gazetës, Interi i çmendur.
Inter mposhti Juventusin që llogaritej favorit i madh në këtë ndeshje. Inter fitoi me rezultat 2-1 në Giueseppe Meazza dhe ndali hovin e kampionit dhe tanimë Napoli ka marrë lidershipin e Serie A-së.
“Me super Icardin, Juve përmbytet” ka vazhduar në nëntitull gazeta.
“Vetëm tre ditë pas turpit europian, neroazzurrët kthyen më shumë se krenari në ekip,” thuhet aty, duke përkujtuar humbjen nga Hapoel Beer’Sheva në xhiron e parë të Europa Ligës.