NË PODUJEVË
Bërbatovci i shënon ish skuadrës, fitore për Llapin
18 September, 2016 @17:14
Seria e fitoreve për Lirinë ka përfunduar shpejt.
Pas fitoreve kundër Trepçës dhe Dritës, prizrenasit u ndanë kokulur nga përballja me Llapin, pasi u mposhtën me rezultat 2-0 në Podujevë.
Shkaktari kryesor i kësaj humbjeje të Lirisë, ishte pikërisht ish futbollisti i kësaj skuadre, Florim Bërbatovci, i cili së pari shënoi për 1-0 në minutën 33’ dhe më pas në minutën 50’ e detyroi mbrojtjen vendase të shkaktojë penallti në të, të cilën e shndërroi në gol Hamdi Namani.
Kjo fitore e ka ngritur Llapin në pozitën e gjashtë, dy më shumë se Liria që gjendet në pozitën e tetë.