PAS HUMBJES
Pajaziti dorëhiqet nga Drita
18 September, 2016 @19:50
Humbja e sotme e Dritës në shtëpi përballë Hajvalisë, ka qenë pika e fundit e durimit për trajnerin Sadat Pajaziti.
Menjëherë pas humbjes trajneri 43 vjeçar ka kërkuar dorëheqjen e tij nga drejtuesit e klubit gjilanas, të cilët në mirëkuptim e kanë pranuar dorëheqjen e tij.
Drita nën drejtimin e Pajazitit e ka filluar keq stinorin në Superligë duke tubuar vetëm 3 pikë në 5 xhirot e para, që e rendit ate në pozitën e parafundit.