INTER-JUVENTUS
Kampioni bie në Meazza
18 September, 2016 @20:05
Në ndeshjen kryesore të javës së katërt në Serie A, Interi me plot meritë e ka mposhtur kampionin në fuqi Juventusin.
Skuadra e holandezit Frank De Boer ishte më e mirë në këtë takim, përkundër faktit që para fillimit të takimit Juventusi cilësohej favorit.
Të parët në epërsi kaluan juventinët me golin e Lichsteinerit, ndërsa para këtij goli Interi e kishe goditur 2 herë shtyllën. Barazimi i vendasve erdhi menjëherë përmes Mauro Icardit me kokë, ndërsa goli i fitores u gjet nga zëvendësuesi Ivan Perisic, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Vlen të përmendet që Interi takimin e mbylli me 10 lojtarë pas përjashtimit të Banegas pak para fundit.
Pas 4 xhirove, Juventusi ka 9 pikë, ndërsa Interi 7.
All Goals - Inter 2-1 Juventus - 18-09-2016 by football__live