BESNIK HASI
Hasi shkarkohet nga Legia
18 September, 2016 @21:53
Besnik Hasi nuk do të jetë më kryetrajner i skuadrës polake, Legia Warszawa.
Me anë të një njoftimi nga faqja zyrtare e klubit polak, thuhet se Hasi është larguar nga posti i tij i deritashëm, ndërsa që nga nesër skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Aleksandar Vukovic.
Shkarkimi i Hasit ka ardhur menjëherë pas humbjes së sontme të Legias në shtëpi ndaj skuadrës Zaglebie Lubin.
Legia nën drejtimin e Hasit ka tubuar vetëm 9 pikë në 9 xhirot e para në kampionatin polak, ndërsa në arenën ndërkombëtare arriti sukses të madh duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampionëve.