NË POZHARAN
E dyta me radhë në shtëpi
19 September, 2016 @10:53
Vllaznia e Pozharanit ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi këtë stinor dhe të dytën në përgjithësi, kur shënoi fitore ndaj ekipit të Vushtrrisë, si vendas dje.
Elbasan Jakupi dhe Arlind Shaqiri u përkujdesën për të shënuar golat e skuadrës dhe tash pas 4 xhirove të para në Ligë të Parë, Vllaznia ka 7 pikë dhe gjendet në pozitën e 7 të klasifikimit, me golaverazh pozitiv, +3.
Xhiron që vjen, Vllaznia është mysafire e Deçanit.
Vushtrria në anën tjetër, nuk ka të këndellur ende dhe tashmë ka 3 humbje prej se ra në Ligë të Parë. Kampionët e Kosovës të tre stinorëve më parë, xhiron që vjen presin Ramiz Sadikun në shtëpi.