ORARI I NDESHJEVE
Trepça’89-Liria, hap xhiron e radhës
19 September, 2016 @15:49
Në Mitrovicë, të premten, hapet xhiroja e gjashtë e Superligës, ka bërë të ditur sot FFK-ja përmes një njoftimi.
Trepça’89 - Liria është ndeshja e vetme e Superligës që do të luhet të premten (23 shtator), ndërsa të shtunën në program janë dy ndeshje tjera, Ferronikeli - Prishtina dhe Hajvalia - Llapi (24 shtator).
Të dielën, zhvillohen ndeshjet: Besa - Drita, Gjilani - Trepça dhe Ferizaj - Drenica (25 shtator).
Lidere e Superligës është Prishtina, e ndjekur nga Trepça’89.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.