INTELEKTUALËT
Drita emëron trajnerin boshnjak
19 September, 2016 @19:41
Pas shkarkimit të Sadat Pajazitit pas 5 xhirove në Superligë, klubi i Dritës ka angazhuar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për boshnjakun Amir Alagic, trajner ky me licencë A të UEFA-së, i cili më parë kishte qenë asistent tek skuadra të njohura gjermane si Osnabrucki e Werder Bremeni dhe trajner kryesor te skuadra të ndryshme si: Carlstad United në Suedi, Gostivari në Maqedoni e Kombëtarja Boshnjake U19.
Sezonin e kaluar, Drita nën udhëheqjen e Pajazitit shkoi deri në finale të Kupës, ku u mposht nga Prishtina, ndërsa mbetjen në Superligë e siguroi përmes fazës play-out, fazë në të cilën e mposhtën Flamurtarin.
Momentalisht, Drita ndodhet në vendin e parafundit në tabelë.